Botë
Europol: Sulme të reja të mundshme terroriste në Evropë
19.11.2015 12:11
Në gjashtë lokacione të ndryshme në Bruksel policia belge ngriti bastisje me qëllim që të gjehen kontakte dhe lidhje të Bilall Hadfit...

Në gjashtë lokacione të ndryshme në Bruksel policia belge ngriti bastisje me qëllim që të gjehen kontakte dhe lidhje të Bilall Hadfit, i cili javën e kaluar kreu sulm vetëvrasës në Paris, njoftoi një përfaqësues zyrtar nga kabineti i Prokurorisë federale belge.
Ai theksoi se shërbimi policor evropian disponon me të dhëna për mbi 10.000 të dyshuar si "luftëtarë të huaj" në Siri dhe Irak. Vejnrajt thotë se nga kjo shifër, 2.000 janë të konfirmuar luftëtarë të huaj.
Europol ka të dhëna për 5.000 persona nga Evropa të cilët janë në frontin sirian. Ata janë pjesë nga pesë shtete të BE-së.
Shërbimi ka edhe informata për 28.000 persona të involvuar në tregtinë joligjore me armë.
Vejnrajt thotë se çështje kyçe në luftën me terrorizmit është këmbimi i informatave në nivel ndërkombëtar./mia
