Botë

Anulohet protesta e opozitës

19.11.2015 12:40

Partitë opozitare kanë vendosur që sot të mos protestojnë, edhe pse sot në mëngjes ata vetë zyrtarisht kishin thënë...

Partitë opozitare kanë vendosur që sot të mos protestojnë, edhe pse sot në mëngjes ata vetë zyrtarisht kishin thënë se do të vazhdojnë të dalin në rrugë për të kundërshtuar marrëveshjet, si dhe lirimin e deputetes Donika Kadaj – Bujupi, kanë thënë burime të lajmi.net, brenda takimit të liderëve të opozitës që po mbahet në selinë e AAK-së.
 
Liderët e partive opozitare, Visar Ymeri i VV-së, Fatmir Limaj i Nismës dhe Ramush Haradinaj i AAK-së, kanë filluar një takim të tyre në selinë e këtij të fundit./aktuale