Maqedoni

“Katimerini”: Maqedonia nis gardhin në kufirin me Greqinë

19.11.2015 13:11

Maqedonia ngre gardh në kufirin me Greqinë që të përballet me fluksin e refugjatëve dhe emigrantëve të cilët kanë destinacion Evropën qendrore...

Maqedonia ngre gardh në kufirin me Greqinë që të përballet me fluksin e refugjatëve dhe emigrantëve të cilët kanë destinacion Evropën qendrore, shkruan gazeta greke “Katimerini”. 
 
Gardhi prej telave me gjemba i gjatë prej 1.5 kilometra është vendosur në të dy anët në kampin e parë të refugjatëve në kufirin maqedonaso-grek. Mediat greke lajmërojnë se në kufi të martën janë mbledhur 4.600 refugjatë, ndërsa të mërkurën kanë arrit rreth 5 mijë persona.
 
Nga ana tjetër të autostradës, nga fshati kufitar Bogorodicë përgjatë kufirit në fshatin Selemli, ekskavatorët e ARM-së kanë nisur përgatitjen tashmë të terrenit për ngritjen e një gardh të tillë, dhe ajo duhet të vendoset në dy ditët e ardhshme. 
 
“Ekskavatori i cili është fotografuar në linjën kufitare ka për obligim për të përgatitur terrenin për instalimin e mundshëm të një gardhi”, thonë nga ushtria e Maqedonisë./indeks.mk