Botë
Alarm në Romë dhe Milano
19.11.2015 13:51
Roma dhe Milano janë vendosur në gjendje alarmi pasditen e së mërkurës...

Dy qytetet e mëdha italiane kanë shtuar kontrollet në pikat më të populluara të qytetit, por pa vënë në panik banorët.
Informacioni kishte ardhur nga FBI -ja.
Në të thuhej se objektivat e mundshëm të terroristëve mund të ishin Sheshi “Shën Pjetër” në Romë, ai “Duomo” në Milano, si edhe pallati i operas “La Skala”.
Gjatë mesditës edhe policia e Londrës pati një sinjalizim për sulm terrorist ndaj forcat e rendit evakuuan një stacion metroje në jug të qytetit./Tv Klan
