Botë

Gratë e opozitës në marsh protestues, kërkojnë lirimin e Kadaj – Bujupit

19.11.2015 14:40

Kryesitë e grave të AAK-së, VV-së dhe të Nisma-s, sot në orën 14 do të mbajnë një marsh protestues...

Kryesitë e grave të AAK-së, VV-së dhe të Nisma-s, sot në orën 14 do të mbajnë një marsh protestues, në kërkim të lirimit të deputetes së Kuvendit të Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi.
 
Në një komunikatë ku jepet ky njoftim thuhet se marshi do të jetë i qetë dhe do të jetë manifestim i mospajtimit të grave, me arrestimin e një deputeteje, e cila mospajtimin e ka shprehur në kuvend.
 
Motoja e këtij marshi do të jetë:”Shteti që arreston deputetët e popullit, është diktatorial”./KosovaPress