Shëndet
Sëmundja e migrenës, ja cilët janë shkaktarët e saj
19.11.2015 14:48
Simptomat e kësaj sëmundjeje janë: Dhimbje koke me temperaturë, ngurtësim të qafës, konfuzion mendor, konvulsione...

Simptomat e kësaj sëmundjeje janë: Dhimbje koke me temperaturë, ngurtësim të qafës, konfuzion mendor, konvulsione, shikim të dyfishuar, dobësi, mizërime, mpirje dhe vështirësi në të folur.
Në përgjithësi, migrena është një dhimbje koke. Megjithatë, termi migrenë përfshin një sërë simptomash të tjera që ndodhin në pjesë të ndryshme të trupit, përpara ose në të njëjtën kohë me dhimbjen e kokës.
Simptomat e migrenës
Një dhimbje koke e moderuar në të fortë, që zgjat për disa orë deri në disa ditë; -Dhimbja e kokës mund të paraprihet nga një aura (shihni më poshtë); -Dhimbja është e përqendruar në mes të syve, në pjesën e prapme të kokës, por mund të përfshijë edhe të dyja pjesët e kokës; -Marramendja, ndjeshmëria ndaj dritës dhe zhurmave shpesh shoqërojnë dhimbjen e kokës;
Zakonisht, migrena ju ndalon që të merrni pjesë në aktivitetet e zakonshme. Migrena mund të paraprihet nga një grup simptomash që lidhen me sistemin nervor, p.sh. ndryshime vizuale (njolla të bardha ose linja zigzag në fushën tuaj të shikimit), marramendje, ndjenja gjilpërave ose më rrallë, kumbime në veshë. Shumë rrallë mund të shfaqen edhe probleme në të folurit dhe të qenit të dobët.
Ky grup simptomash është quajtur migrena aura dhe ndahet në 2 grupe: migrena me aura dhe migrena pa aura. Shumica e njerëzve që marrin migrenën nuk kanë një aura para dhimbjes së kokës.
Kush e merr migrenën?
Migrena është një sëmundje e trashëgueshme. Ajo mund të shfaqet gjatë fëmijërisë dhe mund të prekë djemtë dhe femrat njësoj. Pas pubertetit dhe tek të rriturit, migrena është 2-3 herë më të zakonshme tek gratë sesa tek burrat dhe hormonet femërore mendohet që të luajnë një rol shkaktari për migrenën. P.sh. shumë gra e marrin migrenën gjatë kohës së periodave ose ovulacionit, kur nivelet e tyre hormonale janë të luhatshme. Mbi 15% e të rriturve e marrin migrenën.
Çfarë e shkakton migrenën?
Faktorët e njohur të migrenës, si mungesa e gjumit ose e disa ushqimeve, zakonisht nuk e shkaktojnë por e përkeqësojnë atë. Disa ekspertë besojnë se shkaku i migrenës është një sinjal kimik që shkakton dhimbjet e sensorëve përgjatë nervave trigeminalë, një nerv i cili furnizon indet e nofullës, mjekrës dhe ballit.
Ky sinjal kimik shkakton:
Inflamacion të enëve të gjakut në kokë; dhe Zgjerim të enëve të gjakut në kokë. Ky proces irriton fibrat nervore lokale dhe dërgon sinjale dhimbjeje prapa në tru. Është menduar gjithashtu se serotina kimike e trurit luan një rol në këtë proces.
Shkaktarët e migrenës Migrena mund të përkeqësohet ose të “shkaktohet” nga faktorë të ndryshëm, që përfshijnë: Stresin; -Mungesën e të ushqyerit; -Mungesën e gjumit; Disa lloje erërash;Alkoolin; Disa ushqime që përfshijnë sallamin, çokollatën, kafeinën, arrat, ushqimet turshi, monosodium glutamate (MSG), djathin, kosin, qepën, uthullën, pulën, ndërmjet shumë të tjerave; Luhatjet hormonale; Disa ilaçe që përfshijnë ilaçet e kontrollit të lindjes; dhe Përdorimin e tepërt të disa ilaçeve që lirojnë dhimbjet.
Jo çdo njeri që merr migrenën ndan të njëjtat shkaqe me të tjerët. Mbajtja e një ditari ushqimi dhe dhimbjeje mund të jetë e dobishme për të njohur se cilat ushqime (nëse ka ndonjë) shkaktojnë migrenën.
Kur duhet të shkoni tek mjeku?
Nëse keni dhimbje koke që nuk pushon edhe me ilaçet e përdorimit të zakonshëm, shkoni tek doktori. Nëse keni dhimbje që ju kufizon në aktivitetet e përditshme dhe interferon me jetën tuaj duhet të konsultoheni me mjekun dhe të diskutoni alternativat e trajtimit. Edhe nëse jeni diagnostikuar me migrenë para shumë kohe dhe vini re se paterni i dhimbjes së kokës ka ndryshuar, duhet të lidheni me mjekun.
Duhet të takoni mjekun, ose të paraqiteni në urgjencë nëse keni ndonjërin nga shenjat dhe simptomat e mëposhtme, të cilat mund të ndikojnë ndonjë problem serioz: Vendosjen e një dhimbje koke të menjëhershme, të fortë, si goditje rrufeje; Dhimbje koke me temperaturë, ngurtësim të qafës, konfuzion mendor, konvulsione, shikim të dyfishuar, dobësi, mizërime, mpirje dhe vështirësi në të folur. Dhimbje koke pas një goditje në kokë, veçanërisht nëse dhimbja bëhet më e keqe. Një dhimbje koke kronike e cila bëhet më keq pas kollës, ushtrimeve fizike, ose lëvizjeve të papritura. Një dhimbje e re koke nëse jeni më shumë se 50 vjeç.
Këshilla për migrenën dhe spondiliatrozën
- Çdo mëngjes duhet të bëni të paktën 15 minuta ushtrime për muskujt e qafës
- Duhet të bëni në darkë dush me temperaturën e ujit mesatare
- Duhet të evitoni stresin dhe dëgjimin e televizorit me zë të lartë
- Pirja e çajrave të ndryshme, veçanërisht me mente bën mirë për sëmundjen
- Ecja, shëtitjet pasditeve ndihmojnë për një gjumë më të mirë
- Zgjedhja e dyshekut, e jastëkut duhet të jetë e kujdesshme, në mënyrë që ato të përshtaten me masën e qafës
- Kurimi i sëmundjes ka për bazë kortizonin
- Për të hequr dhimbjen nuk duhet të pini asnjëherë paracetamol dhe aspirina 3 format e migrenës Migrena klasike Shfaqet zakonisht tek fëmijët, adoleshentët ose të rinjtë.
Është me e shpeshtë tek femrat dhe ka karakter familjar.
Kriza fillon me çrregullime vizuale (shkëndija ose deformim i objekteve), dhimbje pulsuese vetëm në një gjysmë të kokës (në të majtë ose në të djathtë), të vjella. Vazhdon 2-6 orë dhe përmirësohet pas gjumit.
Migrena e zakonshme Dhimbje koke unilaterale ose bilaterale, me ndjenjën e të vjellës, por pa të vjellë dhe pa shqetësime vizuale. Më e shpeshtë tek femrat. Kriza fillon gradualisht dhe mund të zgjasë nga disa orë deri në disa ditë. Migrena “me orar” Dhimbje koke unilaterale (si djegie), retroorbital (mbrapa syve), shfaqet natën.
Më e shpeshtë tek meshkujt e rinj (90%). Kriza fillon rreth 2-4 orë pasi ka rënë të flejë, ka një intensitet të lartë që të zgjon nga gjumi, i sëmuri loton vetëm nga njëri sy dhe paraqet kongjestin nazal. Zakonisht nuk shoqërohet me probleme vizuale ose të vjella.
Kriza vazhdon 20-60 min. pastaj pushon menjëherë dhe rishfaqet ditën tjetër në të njëjtën orë për disa javë me radhë. Pastaj mund të pushojë për disa muaj dhe të rishfaqet përsëri.
