Maqedoni
Akuzat e Spasovit, Remenski: punoj sipas Ligjit të ri për Qeverinë
19.11.2015 15:11
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Frosina Tashevska-Remenski, i hedh poshtë spekulimet se një person i papunësuar...

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Frosina Tashevska-Remenski, i hedh poshtë spekulimet se një person i papunësuar përgjigjet në pyetjen e qytetarëve.
Inspektorati Administrativ ka kontrolluar kabinetin e saj dhe ka vërtetuar pohimet e Remenskës.
Me Ligjin e ri për Qeverinë, të miratuar më 9 nëntor, që rezultoi me përzgjedhjen e saj në karrigen e parë të Ministrisë, asaj si ministre i jepet e drejta e angazhimit të personave në kabinetin e saj.
“E drejtë edhe e ministres Remenski edhe e zëvendësministrit plotësues, Dime Spasov, është të angazhojnë tre këshilltarë të kabinetit nga radhët e të punësuarve në MPPS dhe të pranojnë në procedurë adekuate tre këshilltarë të kabinetit të ministrit, të cilët do ta ndihmojnë ministrin në sfera të caktuara me profesionizmin dhe dëshmimin e tyre në punë. Milla Carovska është një prej tyre. Angazhimi i dy personave plotësues është në rrjedhë”- deklaroi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Frosina Tashevski Remenski.
Letrën e zëvendësministri, Dime Spasov, drejtuar personave udhëheqës, që të mos e respektojnë kërkesën e ministres që përgjigjet nga ky institucion drejt qytetarëve, por të kontrollohen fillimisht nga Carovska, nuk e konsideron presion në punë apo obstruksion.
Edhe përkundër problemeve të brendshme me zëvendësin e saj nga VMRO, ministrja Remenski vazhdon aktivitetet e përditshme.
Ajo sot mbajti fjalim në konferencën ndërkombëtare kushtuar politikave për mbrojtjen e të drejtave të personave me invaliditet, që u mbajt në Shkup.
Për këtë pjesë ministrja Remenski konstaton se të drejtat e kësaj kategorie qytetarësh nuk guxojnë të jenë pjesë e dëshirave të dikujt, por ato janë obligim i institucioneve të shtetit.
Ministria për Punë dhe Politikë Sociale po kërkon modelin më të mirë ligjor që do të funksiononte në rrethanat tona për të mbrojtur sa më mirë të drejtat e personave me invaliditet.
REJHANE BUSHI-METAJ
