Basketboll

NBA, shkëlqejnë Utah dhe San Antonio

19.11.2015 15:22

Vijon forma e mirë e Utah Jazz në Nba. Skuadra nga Salt Lake City koleksionoi suksesin e dytë radhazi...

Vijon forma e mirë e Utah Jazz në Nba. Skuadra nga Salt Lake City koleksionoi suksesin e dytë radhazi pasi mposhti në shtëpinë e saj Toronto Raptors me shifrat 93-89.
 
Për të arritur suksesin e 6-t sezonal Utah iu fal paraqitjes së yllit të saj Derrick Favors që realizoi 18 pikë ndërsa poshtë tabelës ishte thjeshtë fenomenal duke koleksionuar dhe 11 rebound. Një meritë të madhe në fitoren e Jazz e kishte edhe Gordon Hayward që e mbylli ndeshjen me 17 pikë dhe 7 rebound.
 
Torontos për të evituar disfatën e 3-të radhazi dhe të 6-tën në këtë sezon nuk i mjaftoi paraqitja e mirë e dyshes, Luis Scola-Kyle Lowry me dy basketbollistët e Raports që ishin njëkohësisht edhe dypikëshënuesit më të mirë të ndeshjes me 22 dhe 20 pikë të realizuara gjithsej.
 
Nuk ndalet San Antonio Spurs që mori fitoren e 6-t radhazi pasi mundi edhe Denver Nuggets. 109-98 ishte rezultati që prodhoi sfida e AT&T Center në Texas, me francezin Toni Parker që ishte më i miri mbi parket për vendasit me 25 pikë dhe 9 asiste.
 
Pas 4 humbjesh radhazi u rikthye te suksesi Houston Rockets. Teksanët kaluan pas kohës shtesë Portland Trail Blazers me rezultatin 108-103. Heroi i vendasve në këtë takim ishte padiskutim James Harden që zhvilloi një paraqitje monstruoze duke realizuar në total 45 pikë 11 asiste dhe 8 rebound.
 
Vjen edhe fitorja e 4-t radhazi për Chicago Bulls që falë 32 pikëve të realizuara nga Jimmy Butler, mposhti Phoenix Suns brenda në Arizona me rezultatin 103-97.
 
Rusell Westbrook ndërkohë u rikthehet paraqitjeve të sezonit të kaluar duke udhëhequr Oklahoman drejt një susksesi shumë të rëndësishëm. Ylli i City Thunder koleksionoi në total 43 pikë 9 asiste dhe 8 rebound në fitoren e Oklahomas 110-103 përballë New Orleans Pelicans.