Botë

Franca do të bllokojë faqe të Internetit për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme

19.11.2015 15:53

Deputetët francezë i lejuan sot Qeverisë të bllokojë, sipas fuqisë së gjendjes së jashtëzakonshme...

Deputetët francezë i lejuan sot Qeverisë të bllokojë, sipas fuqisë së gjendjes së jashtëzakonshme, faqe të Internetit dhe rrjete sociale, me përmbajtje terroriste ose të cilat nxisin veprime terroriste.
 
Dispozita, e propozuar nga deputetët qendrorë, ishte miratuar gjatë debateve për vazhdim deri në muajin shkurt të gjendjes së jashtëzakonshme,  të shpallur pas sulmeve të përgjakura në Paris më 13 nëntor në të cilat humbën jetën 129 persona./mia