Maqedoni

Ushqimi i shëndetshëm, mjekët: Të konsumohen sasi të kontrolluara

19.11.2015 16:53

Të ushqehesh shëndetshëm nuk do të thotë të konsumosh ushqim në sasi, por në cilësi...

Të ushqehesh shëndetshëm nuk do të thotë të konsumosh ushqim në sasi, por në cilësi, dhe jo rastësisht mjekët dhe nutricionistë kohëve të fundit vazhdimisht rekomandojnë për kujdes të veçantë gjatë përzgjedhjes së ushqimit, sidomos ushqimit të shpejt.
 
Sipas mjekëve, peshku, drithërat, mishi i viçit dhe i gjelit të detit, frutat dhe perimet duhet të jenë pjesë e tryezave të ushqimit. Qytetarët thonë se është shumë vështirë t’u përmbahen këtyre këshillave meqë standardi jetësor i tyre jo gjithmonë mundëson një gjë të tillë.  
   
-Si ushqeheni ju?
“Çfarë ka atë. Më shumë konsumoj perime, sallata, lakër dhe domate”- tha një qytetar.  
“Patate, mish, në përgjegjësi gjithçka, por gjithmonë nuk ka për këtë”- theksoi një qytetar.                                                                                               
“Nuk është si përpara, tash i hedhin ushqimit kemikate dhe nuk ka cilësi në ushqim”- u shpreh një qytetar.                                                      
“Perime, fruta, mish dhe produktet e bulmetit”- potencoi një qytetar.
“Në shtëpi kryesisht konsumojmë perime, ndërsa mish më pak. Më herët konsumoja  ushqim të yndyrshëm dhe nuk e kisha shëndetin e mirë”- u shpreh një qytetare.
“Në shtëpi përgatisim më shumë ushqime me spinaq, mish dhe peshk”- theksoi një qytetar. 
 
Mjekët në Konferencën Ndërkombëtare kushtuar cilësisë dhe sigurisë së ushqimit, shëndetit dhe nutricionizmit thanë se një pjesë e madhe e sëmundjeve vijnë nga të ushqyerit e gabuar.                                                                                                  
“Ajo që është kryesore në ushqim është të ushqyerit në sasi të kontrolluar. Nuk mund të thuhet se diçka që është jashtëzakonisht e shëndetshme është e shëndetshme edhe për organizmin e njeriut, sepse ajo që konsiderohet si  jo e shëndetshme ndonjëherë është e nevojshme për organizmin. Kryesorja është se sa ushqimi konsumohet në sasi të caktuar”- deklaroi drejtori ekzekutiv i Qendrës për Konsultim  “Çelsi”, Vlladimir Kukurinov.    
                                                                   
“Një pjesë e mirë e sëmundjeve që paraqiten tek qytetarët dhe që janë konfirmuar nga të gjitha analizat epidemiologjike janë si rezultat i ushqimit të papërshtatshëm dhe të pabalansuar. Ushqimi që konsumojmë jo gjithmonë është i freskët dhe i certifikuar, dhe nuk i ka vitaminat e mjaftueshme për organizmin. Andaj ne si qytetarë duhet t’i kushtojmë shumë vëmendje përzjedhjes së ushqimit”- theksoi mjeku specialist, Jashar Xhengis.
 
Një ndër vitaminat më të nevojshme për organizmin e njeriut që duhen marrë gjatë ushqimit është vitamina B3.
 
Konferenca Ndërkombëtare “Nutrikon 2015” organizohet për herë të dytë në Maqedoni.
 
Ideja e kësaj konference është që në një vend të mblidhen profesionistë, mjekë dhe nutricionistë të ndryshëm dhe të diskutojnë për cilësinë dhe rreziqet në ushqim. 
 
REXHEP QAMILI