Maqedoni
Ministra dhe deputetë për vizitë në Dibër
19.11.2015 18:18
Një delegacion qeveritar i kryesuar nga ministri i Ekonomisë, Bekim Neziri, ministri i Arsimit dhe Shkencës, Abdylaqim Ademi...

Një delegacion qeveritar i kryesuar nga ministri i Ekonomisë, Bekim Neziri, ministri i Arsimit dhe Shkencës, Abdylaqim Ademi, si dhe tre deputetët nga Parlamenti i RM-së, sot zhvilluan një vizitë pune në qytetin e Dibrës, ku nga afër u njoftuan me mbarëvajtjen e disa projekteve kapitale që janë duke u realizuar në këtë komunë.
Delegacioni në fjalë vizitën e filloi me inspektimin e punimeve në Fabrikën e ujit të ambalazhuar në fshatin Gajre, si dhe zhvillimin e punimeve në ndërtimin e gjimnazit të Dibrës.
Delegacioni i lartë qeveritar vizitoi edhe qendrën e qytetit, gjegjësisht ndërtimin e sheshit të Dibrës.
Gjatë qëndrimit në Dibër, ministrat dhe deputetët vizituan edhe shkollën e re në fshatin Mogorcë të Dibrës, pastaj rrugën e liqenit ku janë shtruar 2.2 kilometra trotuar, fillimin e elektrifikimit të rrugës së bregut të liqenit, sistemimin e ujit të pijshëm, një projekt ky prej 450 mijë eurosh, si dhe projekte tjera nga sfera e kulturës, arsimit dhe sportit.
ATLI DEMA
