Maqedoni

Moti në Maqedoni do të jetë me diell dhe me vranësira lokale

20.11.2015 09:11

Moti në Maqedoni do të jetë me diell me vranësirave lokale të vogla deri në mesatare dhe erë të dobë...

Moti në Maqedoni do të jetë me diell me vranësirave lokale të vogla deri në mesatare dhe erë të dobët, por në orët e pasdites në pjesët perëndimore do të fryj erë mesatare në momente e përforcuar nga drejtimi perëndimor dhe jugperëndimor që do të jetë më e theksuar në pjesët malore.
 
Temperatura e mëngjesit do të jetë midis minus dy dhe shtatë, ndërsa e ditës nga 17 deri në 22 gradë Celsius.
 
Mot i ngjashëm do të mbajë edhe në Shkup, me vranësira të vogla deri në mesatare dhe erë të dobët deri mesatare nga drejtimi jugperëndimor. Temperatura e mëngjesit do të jetë deri në një, ndërsa e ditës do të ngjitet deri në 18 gradë.
 
Gjatë fundjavës do të fryj erë mesatare deri në të përforcuar nga drejtimi jugor, e cila do të arrijë shpejtësi prej 50 deri në 70 kilometra në orë.
 
Nesër nga fundi i ditës, në pjesët perëndimore do të ketë reshje të përkohshme të shiut të cilat gjatë natës drejt së dielës do të zgjerohen kudo.
 
Të dielën në mëngjes në pjesët perëndimore priten reshje më të vërshueshme të shiut, ndërsa pasdite në male më të larta do të ketë kushte për reshje bore.
 
Të hënën dhe të martën do të mbizotërojë mot i ndryshueshëm dhe më i freskët me reshje të përkohshme lokale të shiut.