Maqedoni
Dita e pestë e debatit kuvendor për Buxhetin
20.11.2015 09:40
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot do ta mbajë vazhdimin e pestë të seancës së 73-të në rend dite të së cilës është Propozim buxheti...

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot do ta mbajë vazhdimin e pestë të seancës së 73-të në rend dite të së cilës është Propozim buxheti i plotësuar për vitin 2016 i Republikës së Maqedonisë.
Pas përfundimit të debatit, deputetët duhet të deklarohen për Propozim buxhetin e plotësuar për vitin 2016 të Republikës së Maqedonisë. Debati për Buxhetin, në pajtim me rregulloren kuvendore, zgjatë pesë ditë.
Sipas propozimit, shpenzimet e përgjithshme janë projektuar në 195.788 milionë denarë, të cilat janë për 4,7 për qind më të larta nga ato në vitin 2015, ndërsa të ardhurat e përgjithshme janë projektuar në 178.804 milionë denarë ose për gjashtë për qind më shumë në krahasim me vitin 2015. Planifikohet ulje e deficitit buxhetor në 3,2 për qind dhe rritje e mjeteve për pensione, ndihmë sociale dhe investime kapitale, me qëllim të nxitet komponenti zhvillimor i buxhetit.
Shpenzimet kapitale janë projektuar në 25.092 milionë denarë dhe janë për 12,9 për qind më shumë nga ato në vitin 2015. rritja e ekonomisë pritet të jetë 4 për qind nga BPV-ja, ndërsa inflacioni dy për qind.
Në anën e të ardhurave pritet që të ardhurat tatimore të kenë rritje prej 6,5 për qind dhe të jenë 101.531 milionë denarë, jotatimoret janë planifikuar në 9.633 milionë denarë dhe janë për 519 milionë më tepër, ndërsa kontributet të kenë rritje prej 4,2 për qind dhe të paraqesin 49.187 milionë denarë. Në anën e shpenzimeve, krahas mjeteve të parapara për pensione më të larta dhe shtesa sociale, janë paraparë mjete më të larta për 3,3 për qind për rroga apo 25.906 milionë denarë, për mallra dhe shërbime janë projektuar 19.618 milionë denarë apo 3,5 për qind më shumë se në vitin 2015, janë siguruar mjete për zgjedhjet në prill të vitit 2016, si dhe për transfere.
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot do ta mbajë edhe seancën e 67-të në rend dite të së cilës është Propozim ligji për kryerjen e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2016, me procedurë të shkurtuar./mia
