Botë
Në Kinë janë vrarë 28 anëtarë të grupit Sinxhajn
20.11.2015 10:00
Policia kineze ka vrarë 28 anëtarë të grupit Sinxhajn - rajoni i Ujgurit bënë të ditur mediat televizive...

Operacioni i policisë ka zgjatur 58 ditë. Ai u ndërmor pas një sulmi në minierën për thëngjill në rajonin Aksu në shtator në të cilin sulmuesit kanë vrarë 11 civilë dhe pesë policë. Tetëmbëdhjetë njerëz janë plagosur në këtë sulm.
Në vitet e fundit në këtë rajon të banuar me shumicë ujgurë-myslimanë, janë regjistruar përleshje të përgjakura, kryesisht për shkak të mosmarrëveshjeve të kësaj popullate me politikën e Pekinit./mia
