Botë

SHI kërcënohet me sulme ndaj Shtëpisë së Bardhë

20.11.2015 10:20

Pjesëtarët e Shtetit Islamik publikuan video incizim, në të cilin kërcënohen me sulme vetëvrasëse me bombë ndaj Shtëpisë së Bardhë...

Në incizimin gjashtëminutësh, të cilin e publikuan xhihadistët e SHI-së nga Iraku, përshëndesin sulmet e javëve të kaluara në Paris, Kërcënimi më i ri vjen vetëm një ditë pasi që SHI u kërcënua edhe me sulme në Nju-Jork.
 
Drejtori i FBI-së Xhejms Komi deklaroi se nuk di për ekzistimin e çfarëdo lloj kërcënimeve kredibile në SHBA, të ngjashme me sulmet në Paris.
 
Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Xhon Kirbi deklaroi për Si-En-En-in se në vijim është verifikimi i videos më të re me kërcënimin ndaj Shtëpisë së Bardhë, me qëllim që të verifikohet autenciteti i saj./mia