Botë
Tërmeti në Lefkada e zhvendosi ishullin
20.11.2015 10:31
Tërmeti, që të martën e goditi Lefkadan, e zhvendosi ishullin për 36 centimetra, lajmëruan mediat greke...

Siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Athina, gjatë tërmetit kanë vdekur dy persona, ndërsa është shkaktuar edhe dëm i madh material.
Observatori kombëtar në Athinë kumtoi se ishulli i Jonit është zhvendosur drejt jugut, ndërsa shtresa e sipërme e tokës ka pësuar deformime deri në 20 metra.
Ndërkohë, ende po zgjatin dridhjet e njëpasnjëshme. Deri mbrëmë vonë janë regjistruar rreth njëmijë tërmete.
