Maqedoni

Në Tetovë janë matur 915 mikrogram në metër kub grimca PM10

20.11.2015 10:36

Ndotje e ajrit sot në mëngjes është regjistruar në Shkup, Manastir, Kërçovë, Tetovë, Kavadar dhe Veles...

Koncentrimet në orët e mëngjesit lëvizin nga 65 deri në 250 mikrogram në metër kub, ndërsa koncentrimi më i lartë në 24 orët e fundit nga 915 mikrogram është matur në Tetovë.
 
Në Kërçovë në mëngjes janë matur 65 mikrogram, në Veles 89, në Milladinovc 96, në Kavadar dhe në Rektorat janë matur nga 118, Karposh 120, Gazi Babë 147, Lisiçe 148, Manastir 156, Qendër 164 dhe Tetovë 249 mikrogram.
 
Gjatë natës koncentrimet maksimale, sipas matjeve të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, nga 108 mikrogram janë matur në Milladinovc, 164 në Qendër, 205 në Rektorat, 216 në Kërçovë, 246 në Veles, 284 në Karposh, 289 në Kavadar, 332 në Gazi Babë, 514 në Lisiçe dhe 915 në Tetovë.
 
Në Tetovë stacioni matës në 24 orët e fundit, koncentrimin më të lartë e ka regjistruar në orën 10:00 kur janë matur 161,65 mikrogram në metër kub./mia