Botë
Kuvajti arreston disa të dyshuar për lidhje me IS
20.11.2015 11:27
Kuvajti ka arrestuar disa anëtarë të një grupi të dyshuar se ka furnizuar me fonde dhe armë të ashtuquajturin Shtet Islamik (IS)...

Një libanez i quajtur Osama Khayat, i arrestuar ka rrëfyer se ishte duke blerë municion dhe raketa për IS ka raportuar agjencia shtetërore e lajmeve KUNA, duke cituar ministrinë e brendshme.
Edhe pesë persona të tjerë janë arrestuar, thuhet në raport.
Ministria e brendshme e Kuvajtit tha se grupi kishte ndihmuar për rekrutimin e luftëtarëve dhe kishte grumbulluar të holla të cilat do të deponoheshin në një xhirollogari në një bankë për IS, në Turqi.
Ministria e brendshme ka konfirmuar se katër anëtarë të grupit janë jashtë Kuvajtit, duke përfshirë edhe dy sirianë dhe dy australianë-libanezë.
Në qershor, 27 persona kanë humbur jetën, pas një sulmi në një nga xhamitë më të vjetra shiite, në Kuvajt./evropaelire
