Botë
Mali, zihen peng në një hotel mbi 100 persona
20.11.2015 11:37
Persona të armatosur kanë sulmuar sot një hotel të frekuentuar nga të huajt në kryeqytetin e Malit, Bamako...

Zhurma e armëve automatike dëgjohej deri edhe jashtë hotelit “Radisson Blu Hotel”.
Dy njerëz kanë marrë peng 140 mysafirë dhe 30 të punësuar, është thënë nga zyrtarët e hotelit.
Luftëtarë islamikë, të lidhur me Al-Kaidën,kanë okupuar zonën veriore të Malit që nga viti 2012, para se të dëboheshin nga operacionet e vazhdueshme të udhëhequra nga ushtria franceze, që nga janari i viti 2013.
Megjithatë, grupet islamike kanë vazhduar me sulme në vend.
Në gusht, gjatë një rrethimi gati 24-orësh dhe marrjes së pengjeve nga persona të armatosur nga grupet radikale islamike, në një hotel në qytetin qendror të Malit, në Sevare, katër ushtarë, pesë punëtorë të OKB-së dhe katër sulmues ishin vrarë.
