Maqedoni
U janë dhënë vërtetime 2.589 të huajve ndaj kërkesës për të drejtë azili
20.11.2015 11:52
Për 24 orë u janë dhënë gjithsejt 2.589 vërtetime shtetasve të huaj, prej të cilëve 1.240 janë të gjinisë...

Për 24 orë u janë dhënë gjithsejt 2.589 vërtetime shtetasve të huaj, prej të cilëve 1.240 janë të gjinisë mashkullore, 482 janë të gjinisë femërore, 766 janë fëmijë të cilët i shoqërojnë bartësit e vërtetimeve, si dhe edhe 101 fëmijë të cilët udhëtojnë pa prindër, për qëllimin e shprehur për parashtrim të kërkesës për njohje të së drejtës së azilit.
MPB sot kumtoi se më të shumtë, sipas shtetësisë së personave të cilëve u janë dhënë vërtetimet, janë shtetasit e Sirisë 1.149, Afganistanit 966, Irakut 474, përderisa të tjerët janë në numër më të vogël.
Në periudhën prej 19 qershorit deri mbrëmë, janë dhënë vërtetime për gjithsejt 261.006 shtetas të huaj, prej të cilëve, 153.162 janë të gjinisë mashkullore, 39.757 janë të gjinisë femërore, 54.041 janë fëmijë të cilët e shoqërojnë bartësin e vërtetimit, si dhe 13.596 fëmijë të cilët udhëtojnë pa prindër, të cilëve u është dhënë vërtetimi për qëllimin e shprehur për parashtrim të kërkesës së njohjes së të drejtës së azilit.
Sipas shtetësisë së personave të cilvë u janë dhënë vërtetimet, më të shumtë janë shtetasit nga Siria 160.135, më pas nga Afganistani 57.739, Iraku 21.702, Irani 6.231, Pakistani 5.416, Palestina 2.158, Somalia 1.276, bangladeshi 1.253, nga Maroko 1.311, Kongo 514, Libani 434, Algjeria 452, Nigeria 275, përderisa të tjerët janë në numër më të vogël.
Në 24 orët e fundit në Sektorin për azil nuk janë parashtruar kërkesa për njohjen e së drejtës së azilit në bazë të vërtetimit të dhënë paraprakisht për qëllimin e shprehur për parashtrim të kërkesës për njohje të së drejtës së azilit.
Prej fillimit të dhënies së vërtetimeve deri dje në Sektorin për azil janë parashtruar 70 kërkesa për njohje të së drejtës së azilit në bazë të vërtetimit të dhënë paraprakisht, me ç'rast 51 kërkesa janë nga shtetas të Sirisë, prej tyre 15 për fëmijë, më pas pesë kërkesa nga shtetas të Afganistanit prej tyre katër janë fëmijë të cilët e shoqërojnë prindin, tre kërkesa nga shtetas nga Pakistani, nga dy kërkesa nga shtetas të Marokos, Libanit, Palestinës, Algjerisë dhe irakut (katër nga kërkesat janë për fëmijë) dhe një kërkesë nga një shtetas i Egjiptit.
Në IP Qendra e pranimit për kërkues të azilit në regjistrin ditor të kërkuesve të azilit për ditën e djeshme janë evidentuar gjithsejt tetë kërkues të azilit, pesë burra, një nënë vetushqyese dhe dy fëmijë me shoqërues kujdestar. Plotësisht, në pajtim me nenin 48 të Ligjit për azil dhe mbrojtje të përkohshme, tetë kërkues të azilit (dy të mitur me shoqërues kujdestarë, dy burra dhe katër të mitur pa shoqërues kujdestar) janë përkujdesur në vend tjetër të caktuar nga Minsitria e Punës dhe Politikës Sociale.
Ekipet mobile të Kryqit të Kuq në vendkalimin kufitar Gjevgjeli u kanë ofruar ndihmë të parë 670 personave./mia
