Maqedoni
Nga Maqedonia janë deportuar 25 shtetas të Shqipërisë
20.11.2015 12:32
Pas aksionit të fundit të SPB Tetovë gjatë ditës së djeshme, për zbulimin e shtetasve të huaj të cilët të paparaqitur...

Pas aksionit të fundit të SPB Tetovë gjatë ditës së djeshme, për zbulimin e shtetasve të huaj të cilët të paparaqitur qëndrojnë ose punojnë në këtë rajon, janë zbuluar dhe deportuar 25 persona.
Nga SPB Tetovë, informojnë se aksioni i djeshëm është realizuar në rajonin e Gostivarit, Çegranit dhe Gallates, ndërsa në vende të ndryshme janë takuar dhe arrestuar 25 shtetas të Shqipërisë të moshës 20 deri në 48 vjet, më së shumti nga qytetet Dibra dhe Librazhdi i Republikës së Shqipërisë.
"Numri më i madh i tyre aspak nuk e kanë paraqitur qëndrimin e tyre, nuk posedojnë kurrfarë dokumente dhe me siguri në mënyrë të paligjshme kanë hyrë në vendin tonë. Pas arrestimit të tyre dhe mbajtjes disa orë, shtetasit e Shqipërisë janë dorëzuar në Sektorin për krim tejkufitar, migrime, të huaj dhe riatdhesim", deklaroi Marjan Josifovski, zëdhënësi i SPB Tetovë.
Personat, kryesisht migrantë ekonomik, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Gostivari, mbrëmë vonë përmes vendkalimit Bllato, janë deportuar në vendin e tyre amë.
