Botë

Bushati: Nuk ka një kërcënim terrorist konkret për Shqipërinë

20.11.2015 13:00

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka thënë se nuk ka një kërcënim terrorist konkret për Shqipërinë...

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka thënë se nuk ka një kërcënim terrorist konkret për Shqipërinë dhe se masat e sigurisë janë përforcuar për të shmangur çdo të papritur.

Kryediplomati shqiptar deklaroi se organet e rendit zhvillojnë operacione të vazhdueshme në terren duke mbajtur në vëzhgim elementët e dyshimtë dhe me prirje radikale.

"Kemi rënë dakort me partnerët tanë ndërkombëtarë për të krijuar në Shqipëri një qendër rajonale kundër ekstremizmit të dhunshëm”, deklaroi Bushati./rtv21