Maqedoni
Komunikimi, mjet për zgjidhjen e problemeve
20.11.2015 13:30
Kujdes më i shtuar dhe komunikim i hapur në relacionin profesor–nxënës, ishte konstatimi i përbashkët...

Kujdes më i shtuar dhe komunikim i hapur në relacionin profesor–nxënës, ishte konstatimi i përbashkët i pjesëmarrjes në debatin e organizuar me temë: “Bota e emocioneve dhe gjuha e trupit” nën organizim të Institutit Evropian për Menaxhim, Drejtësi dhe Diplomaci.
Pjesëmarrësit zgjidhjen e problemit e shohin vetëm përmes komunikimit.
“Kur jemi para nxënësve, në amfiteatër, shkollë të mesme, fakultet mund të kemi 100 nxënës, mund të kemi edhe 1000 nxënës, sa kemi forcë brenda 24 orëve t’u japim kujdes, nga një minutë, nuk kemi aq shpejtësi psiko-fizike, por mundohemi hap pas hapi të komunikojmë sa kemi mundësi”- deklaroi drejtori i Institutit Evropian për Menaxhim, Drejtësi dhe Diplomaci, Abedin Shehi.
Ndërkohë, Shpresa Ismaili, profesoreshë e gjuhës shqipe, tha se problemi në komunikim është i dyanshëm.
“Ne na pengon ndonjëherë kur nxënësit nuk mund ta shprehin atë që e mësojnë, por do t’u kisha apeluar të gjithë nxënësit se mënyra e vetme për t’u shprehur më mirë dhe që në të ardhmen të arrijnë suksese është vetëm të lexuarit, se vetëm me lexim dhe mësim mund të arrihet. Të lexojnë literaturë të ndryshme, jo vetëm atë me plan-program që kanë”- theksoi profesoresha e gjuhës shqipe, Shpresa Ismaili.
Pjesëmarrësit paralajmëruan se do të organizojnë seminare të tjera nëpër vende të ndryshme, ndërsa pritet që ky kontribut të ndihmojë nxënësit të jenë më të kujdesshëm ndaj personit që flasin, të mos kenë frikë në komunikim dhe të shprehin hapur atë që e mendojnë.
VLORA LATIFI-TOPOJANI
