Ekonomi

Janë ulur blerja dhe shitja e prodhimeve bujqësore

20.11.2015 14:03

Blerja dhe shitja e prodhimeve bujqësore në tremujorin e tretë të vitit 2015 janë ulur për 5,1 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar...

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistika, rritje prej 23,1 për qind ka tek blerja e prodhimeve bujqësore nga prodhues individual, ndërsa shitja e prodhimeve bujqësore nga prodhimtaria vetanake është ulur për 30,7 prë qind.
 
Rritje e blerjes dhe shitjes së prodhimeve bujqësore është vërejtur tek bimët kopshtare dhe foragjere, rrushi, pijet alkooli dhe bagëtia, ndërsa ulje ka tek drithërat, bimët industriale, pemët, zhpeztaria dhe vezët, qumështi dhe prodhimet e qumështit dhe peshku.
 
Distribuimi mujor i vlerës së blerjes dhe shitjes së prodhimeve bujqësore tregon rritje në shtator, përderisa në korrik dhe gusht është vërejtur rënie./mia