Maqedoni

Zvogëlohet numri i pasagjerëve që udhëtojnë me autobusë

20.11.2015 14:26

Numri i pasagjerëve që udhëtojnë me autobusë në tremujorin e tretë të këtij viti ka rënë me 27,9 për qind...

Numri i pasagjerëve që udhëtojnë me autobusë në tremujorin e tretë të këtij viti ka rënë me 27,9 për qind në transportin e qytetit dhe për 8,4 për qind në transport ndërkombëtar, ndërsa transporti në lagjet periferike dhe urban është rritur për 3,2 ose 5,5 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
 
Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistikë, numri i kilometrave në transportin në qytet është zvogëluar për 29 për qind,  në ato periferike për 2,4 për qind, ndërsa në transportin ndërurban për 1 për qind, ndërsa në transportin ndërkombëtar është rritur për 2,8 për qind./mia