Botë
Rusia godet fshatrat turkmene në Siri
20.11.2015 14:51
Turqia thotë se ka thirrur ambasadorin e Rusisë, në shenjë proteste ndaj bombardimeve "intensive"...

Turqia thotë se ka thirrur ambasadorin e Rusisë, në shenjë proteste ndaj bombardimeve "intensive" në fshatrat turkmene në veri të Sirisë, nga ana e aeroplanëve rusë.
Kryeministri Ahmet Davutoglu e ka bërë këtë njoftimin.
Në një deklaratë të ministrisë së jashtme turke thuhet se sulmet që kanë për cak civilët turq "mund të çojnë në tensionim të situatës " dhe kanë bërë thirrje për ndërprerjen e menjëhershme të sulmeve të tilla ajrore.
Këto sulme kanë ardhur pasi presidenti rus Vladimir Putin u zotua të intensifikojë fushatën e bombardimeve të Rusisë, pasi Moska ka konfirmuar se një bombë kishte rrëzuar një aeroplan rus në Egjipt, më 31 tetor, duke vrarë 224 persona./evropaelire
