Botë
Gjashtë pjesëtarë të SHI-së arrestohen në Kuvajt
20.11.2015 15:05
Gjashtë persona janë arrestuar në Kuvajt me akuzën se kanë formuar një celulë islamike...

Gjashtë persona janë arrestuar në Kuvajt me akuzën se kanë formuar një celulë islamike, e cila duhej të siguronte para dhe të furnizohet me armë për nevojat e grupit xhihadist Shteti Islamik (SHI).
Në komunikatën e autoriteteve e Kuvajtit thuhet se një prej të arrestuarve, shtetas libanez Osama Kajat, pranoi se ka blerë raketa dhe municione për SHI-në.
Në qershor të këtij viti, 27 persona u vranë në një sulm ndaj xhamisë më të vjetër shiite në Kuvajt. Ky ishte sulmi më vdekjeprurës terrorist në dekadat e fundit në këtë vend në Gjirin Persik, ku shumica e popullsisë janë myslimanë sunitë.
Përgjegjësinë për sulmin e mori grupi islamik i lidhur me Shtetin Islam.
Javën e kaluar, SHI-ja kumtoi se anëtarët e saj qëndrojnë edhe pas sulmeve terroriste në Paris dhe para asaj në Bejrut.
Ministria e Punëve të Brendshme e Kuvajtit kumtoi se qeliza islamike, e cila u zbulua dhe u shkatërrua, ka ndihmuar edhe në rekrutimin e xhihadistëve të rinj.
Paratë që i ka siguruar ky grup, janë mbajtur në një llogari të veçanta bankare në Turqi.
Në kumtesën e Ministrisë thuhet se katër nga të arrestuarit ishin të huaj - dy sirianë dhe dy libanezë, që kanë jetuar në Australi./mia
