Maqedoni

SPB Kumanovë në dy raste të ndara ka gjetur dhe ka sekuestruar para të falsifikuara

20.11.2015 15:49

SPB Kumanovë në dy raste të veçanta ka gjetur para të falsifikuara, pas informacioneve operative të marra paraprakisht...

SPB Kumanovë në dy raste të veçanta ka gjetur para të falsifikuara, pas informacioneve operative të marra paraprakisht dhe masave të ndërmarra taktike operative.
 
MPB-ja sot kumtoi se në rastin e parë në bazë të urdhërit të dhënë nga Gjykata Themelore Kumanovë është kryer bastisje në shtëpinë e B.Xh. (29) të locuar në fshatin Opajë, Komuna Likovë me ç'rast janë gjetur edhe me vërtetim për sende të sekuestruara përkohësisht, janë marrë: 10 banknota prej 50 eurove, të gjitha me numër të njëjtë serik dhe një pistoletë gazi me katër plumba.
 
Pas zbardhjes së plotë dhe dokumentimit të ngjarjes, qëndron në kumtesë, kundër B.Xh. do të ngrihet kallëzim penal për "para të falsifikuara" dhe kërkesë për ngritje të procedurës kundërvajtëse sipas ligjit për armë.
 
Në rastin e dytë, nga ana e nëpunësve policorë nga SPB Kumanovë në Sallën e sportit Kumanovë janë gjetur 18 banknota nga 1.000 denarë me numër të njëjtë serik, të cilat janë dorëzuar në ekspertizë në Bankën Popullore të RM-së.
 
SPB Kumanovë punon në zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes./mia