Maqedoni
Ndryshimet klimatike “Vepro tani”, shpërblime për temat kushtuar kësaj problematike
20.11.2015 17:33
“Vepro tani” është titulli i konkursit për fotografinë dhe tekstin gazetaresk më të mirë me tematikë ndryshimet klimatike...

Në këtë konkurs u shpërblyen 20 fotografë, ndërsa për tekstin më të mirë gazetaresk u shpërblyen gazetarja e RTVM-së, Suzana Trajkovska, dhe Sllagjana Stojkova nga MIA.
Ministri i Ekologjisë, Nuran Izairi, u shpreh i kënaqur me pjesëmarrjen, duke inkurajuar fotoreporterët dhe gazetarët e duke potencuar se vetëm me përpjekje të përbashkëta mund të rrisim vetëdijen e individëve për mirëmbajtjen e ambientit jetësor.
Ambasadorja e Francës, Lorens Oer, dhe koordinuesja e përhershme e KB-së në Maqedoni, Luiza Vinton, dha porosi deri tek fotografët dhe gazetarët ta rrisin presionin ndaj opinionit përmes teksteve dhe fotografive.
“Kjo ngjarje ishte kyçe për ngritjen e vetëdijes në Maqedoni për ndryshimet klimatike”- tha ambasadorja e Francës në Maqedoni, Lorens Oer.
“Pasojat e ndryshimeve klimatike i ndjejmë të gjithë dhe gjithkund, sidomos tani është evidente në bujqësi. Në tema të prodhimit të ushqimit gjithsesi vura theksin te ndryshimet klimatike”- theksoi gazetarja e RTVM1, Suzana Trajkovska.
Pjesëmarrësit u cilësuan si aktivistë në luftën për ambient të pastër. Konkursi është organizuar nga Programi për Zhvillimin e Kombeve të Bashkuara, Ambasada franceze në Shkup dhe Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.
GYLTENE SINANI
