Maqedoni
UEJL shënon 14 vjetorin e themelimit, Ademi: UEJL, model i arsimit të lartë në rajon
20.11.2015 18:14
Universiteti i Evropës Juglindore sot ka shënuar 14 vjetorin e themelimit te saj...

UEJL tashmë ka një ndikim të konsiderueshëm në rrjetin e arsimit të lartë në Republikën e Maqedonisë, që e bën të njihet si institucion unik dhe model i arsimit të lartë në Maqedoni dhe rajon.
Kështu është shprehur ministri i Arsimit dhe Shkencës, Abdylaqim Ademi, duke përshëndetur studentët dhe stafin akademik të këtij universiteti.
Ndërkaq, Dennis Farrington, kryetar i bordit drejtues në UEJL, duke përshëndetur të pranishmit, tha se krijimi i kushteve për mësim dhe studim dhe puna me përkushtim kanë bërë që kjo qendër universitare të radhitet ndër më të mirat në botë.
Ndërkaq, anëtarë nderi i Universitetit të Evropës Juglindore është shpallur prof. dr. Michel Burse.
Ai aktualisht është profesor në Universitetin e Nantit, kurse titulli i ndahet për kontributin e tij në ngritjen e cilësisë në këtë universitet. Prof. Bourse ka ushtruar edhe detyra të ndryshme akademike dhe menaxheriale, duke qenë profesor dhe dekan i Fakultetit të Shkencave të Komunikimit dhe Teknologjisë.
BESIM ABDULLAI
