Maqedoni

Dita e alfabetit, në Manastir tre ministrat shqiptarë të Arsimit

20.11.2015 18:38

Manastiri, si çdo vit, në Nëntor është kthyer në epiqendrën e botës mbarëshqiptare...

Me aktivitete të shumta po shënohet 22 Nëntori, Dita e Alfabetit. Nesër në Manastir do të qëndrojnë forumet rinore të Maqedonisë, Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi dhe disa shteteve tjera në rajonit.

Por, simbolika e ditës është padyshim takimi në qytetin e alfabetit i ministrave shqiptarë të Arsimit, Abdylaqim Ademit, në rolin e nikoqirit të kolegëve të tij, Lindita Nikolla, ministre e Arsimit të Shqipërisë, dhe Arsim Bajrami, ministër i Arsimit i Kosovës.

drejtori i Muzeut të Alfabetit në Manastir, Nuer Arsllani, thotë se takimi i tyre i punës do të mbahet pikërisht në Muzeun e Alfabetit, si njëherë e një kohë takimi i rilindasve tanë.

Aktivitetet qendrore do të mbahen të dielën më 22 Nëntor, gjatë gjithë ditës.