Maqedoni
Tetovë, ndotja e ajrit në shifra alarmante
20.11.2015 18:44
Lëvizja “Eco Guerilla” jep alarmin për nivelin tejskajshmërisht të lartë të ndotjes në Tetovë, që, siç e quan kjo lëvizje, është në përmasa tmerruese...

Niveli i lejuar i grimcave PM10 është 50 mikrogram në metër kub, ndërsa mbrëmë në Tetovë këto grimca arritën në 915 mikrogram në metër kub, që nënkupton 18 herë më shumë se norma e lejuar.
“Eco Guerrila” u bëri thirrje qytetarëve që të evitojnë çdo dalje në ambient të hapur.
Agjencia Ndërkombëtare për Hulumtime të Kancerit thotë se nëse niveli i këtyre grimcave rritet për 10mg/m3, atëherë shkalla e rrezikshmërisë nga kanceri rritet për 22%.
Studimi i Bankës Botërore thekson se Maqedonia e ka ajrin më të ndotur në Evropë dhe është në vendin e pestë sipas rasteve të vdekjes në vit të shkaktuara nga ajri i ndotur, gjegjësisht grimcat PM10.
Sipas raportit të Bankës Botërore, grimcat PM10 janë përgjegjëse për 1.350 raste të vdekjes në vit.
