Maqedoni
Anketa IRI, BDI fituese në bllokun shqiptar
20.11.2015 18:47
Bashkimi Demokratik për Integrim gëzon rejtingun më të lartë tek partitë shqiptare në Maqedoni...

Kështu tregon anketa e fundit e Institutit Republikan Amerikan të realizuar përmes Agjencisë Brima Gallup në muajin tetor të këtij viti.
Qytetarët e anketuar i kanë dhënë mbëshetje të fuqishme partisë së Ahmetit duke e radhitur në partinë e parë të kampi politik shqiptar me rekord prej 6 përqind.
PDSH ka 2 përqind të besimit të qytetarëve shqiptarë njësoj sa RDK, partitë e tjera opozitare, Levizja BESA dhe Lëvizja për reforma në PDSH kanë mar vetëm 1 përqind besim tek qytetarët shqiptar në Maqedoni.
Në kampin politik maqedonas edhe më tej udhëheq partia e kryeministrit, Nikolla Gruevski.
Të dhënat tregojnë se VMRO ka 24% të mbështetjes së qytetarëve Maqedonas përkundër 12% për LSDM.
Anketa është zhvilluar si intervistë nga 29 shtatori deri më 5 tetor, dhe janë marë në pyetje 1.106 qytetarë.
