Botë

Turizmi në Egjipt pas rrëzimit të avionit rus

20.11.2015 21:59

Qeveria egjiptiane po bën të gjitha përpjekjet për ti dhënë fund krizës në sektorin më jetik të saj, atë të turizmit, shkaktkuar pas rënies së avionit rus muajin e shkuar...

Sektori i turizmit në Egjipt është prekur ndjeshëm pasi mbi 70 mijë turistë të huaj, kryesisht britanikë dhe rusë janë evakuuar nga resortet turistike të Sharm el Sheik përgjatë 2 javëve të fundit, duke braktisur hotelet në qytet.
 
Në industrinë e turizmit në Egjipt janë punësuar mbi 2 milionë persona dhe ky sektor kontribuon në 10% të totalit të PBB, ndaj zyrtarët qeveritarë po bëjnë përpjekje për të rikthyer suksesin e dikurshëm.
 
Për herë të parë, kabineti qeveritar ka vendosur që mbledhjen e përjavshme të saj ta zhvillojë në një nga resortet turistike në Sharm el Sheik.
 
Ministri egjiptian i turismit publikoi vizionin e tij për të rizgjuar turizmin, që javët e fundit ka shënuar humbje marramendëse.
 
“72% e të ardhurave në turizëm përqark botës dhe jo vetëm në botën arabe, vijnë nga Europa. Gjermania nuk ka bërë paralajmërime për qytetarët e saj për fluturimet në Egjipt, pavarësisht rënies së avionit pak javë më parë. Gjermania është tregu më i madh për Egjiptin pas Anglisë dhe ne shpresojmë që të rikthehen turistët nga këto vende, sikurse edhe nga Italia dhe Spanja", tha ministri hesham Zazou.
 
Qeveria i ka urdhëruar bankave që të rinisin të lëshojnë hua për hotelet dhe operatorët turistikë, pas është rritur presioni mbi këto të fundit, aq sa disa janë detyruar edhe të mbyllin biznesin.
 
Egjipti po përballet edhe me largimin e investitorëve të huaj nga vendi, duke tronditur tregjet e saj financiare ndërsa në vend ka nisur një aksion edhe për të nxitur turizmin e brendshëm.
 
“Turizmi i brendshëm do të ndihmojë edhe sektorin turistik për të vazhduar punën. Po, jemi të vetëdijshëm se nuk do të ketë të njëjtin impakt por së paku punonjësit në këtë sektor do të vazhdojnë të jenë të sigurtë tani për tani. Do të ndihmojë që hotelet të vazhdojnë të punojnë, turet operistike të vazhdojnë të jenë funskionale” tha hasan Nahla, kreu i Organizatës së Tureve turistike.
 
Mbledhja e kabinetit qeveritar në sharm el sheik dha një mesazh të qartë për punonjësit dhe bizneset atje, se nuk janë vetëm në këtë moment të vështirë./oranews