Kuvendi i Maqedonisë miratoi buxhetin për vitin 2016
21.11.2015 12:26
Kuvendi Republikan para mesnate e ka miratuar mbrëm Buxhetin për vitin 2016...

Pro votuan 66 deputet, 28 "kundër" ndërsa nuk kishte të përmbajtur. Deputetët e opozitës votuan kundër pasi siç vlerësuan në debatin paraprak buxheti është joreal, i parealizueshëm, jozhvillimor dhe jotransparent.
Por me këto vlerësime nuk u pajtuan deputetët e shumicës të cilët votuan pro buxhetit.
