Bruksel, nga frika e terorizmit mbyllet metroja
21.11.2015 13:17
Zyrtarët e Brukselit kanë urdhëruar mbylljen e sistemit të metros, duke i cituar rekomanndimet e shërbimeve të sigurisë...

Në njoftimin e sotëm në Internet, operatori transportues në Bruksel tha se mbyllja ishte “masë parandaluese” e ndërmarrë nga “rekomandimi i qendrës së krizës të Shërbimit të brendshëm publik federal”.
Raportohet se autobusët po qarkullojnë normalisht, megjithqë banorët janë këshilluar që të qëndrojnë brenda.
Në qytet është shtuar alarmi i terrorit në shkallën më të lartë, që është “kërcënim i menjëhershëm”.
Këto masa të sigurisë erdhën pas sulmeve terroriste të 13 nëntorit në Paris.
