Turqi, arrestohen tre të dyshuar si pjesëtarë të ISIS

21.11.2015 14:23

Policia në Turqi ka arrestuar tre militantë të dyshuar të grupit ekstremist, Shteti Islamik, përfshirë edhe një shtetas të Belgjikës, i cili është i akuzuar se ka vepruar si informator për planifikuesit e sulmeve terroriste të 13 nëntorit në Paris...

Zyrtarët thanë se shtetasi i Belgjiskës, Ahmet Dahmani, me prejardhje nga Maroku, është arreastuar sot në një hotel luksoz në Antalia.

Dy të arrestuarit tjerë,  raportohet se janë sirianë, të cilët dyshohet se ishin dërguar nga militantët e Shtetit Islamik për ta ndihmuar Dahmanin që ta kalonte kufirin në Siri.

Autoritetet e Turqisë më herët këtë javë i kanë dëbuar tetë marokenë të dyshuar se kishin lidhje me ekstremistët e Shtetit Islamik.