Për 24 orë janë dhënë 4.840 vërtetime të migrantëve
Për 24 orë u janë dhënë gjithsej 4.840 vërtetime shtetasve të huaj. përmes Maqedonisë nga 19 qershori deri më 20 nëntor të këtij viti kanë kaluar 265.846 migrantë, kumtoi MPB...

Gjendja në kufi sipas MPB-së është e rregullt edhe në kufirin verior dhe jugor.
MPB sot kumtoi se më të shumtë, sipas shtetësisë së personave të cilëve u janë dhënë vërtetimet, janë shtetasit e Sirisë 1.149, Afganistanit 966, Irakut 474, përderisa të tjerët janë në numër më të vogël.
Në vendkalimin kufitar Tabanovcë nuk ka ndalesa, ndërsa në Qendrën pranuese për tranzit regjistrimi zhvillohet rrjedhshëm, Nga ana greke ka rreth 700 persona të cilëve nuk u është lejuar hyrja, ndërsa migrantët tjerë pranohen në pajtim me procedurat.
Kërkesë për azil dje u janë dhënë 2.413 personave të gjinisë mashkullore, 872 të gjinisë femërore, 1.169 janë fëmijë të cilët e shoqërojnë bartësin e vërtetimit, si dhe 386 fëmijë të cilët udhëtojnë pa prindër.
Sipas shtetësisë së personave të cilvë u janë dhënë vërtetimet, më të shumtë janë shtetasit nga Siria 2.237 më pas nga Afganistani 1.839, Iraku 764, përderisa të tjerët janë në numër më të vogël.
Nga fillimi i dhënies së kërkesës për azil deri tani kanë kaluar 156.025 migrantë të gjinisë mashkullore, 40.629 janë të gjinisë femërore, 55.210 janë fëmijë të cilët e shoqërojnë bartësin e vërtetimit, si dhe 13.982 fëmijë të cilët udhëtojnë pa prindër, të cilëve u është dhënë vërtetimi për qëllimin e shprehur për parashtrim të kërkesës së njohjes së të drejtës së azilit.
Sipas shtetësisë së personave të cilvë u janë dhënë vërtetimet, më të shumtë janë shtetasit nga Siria 162.372, më pas nga Afganistani 59.578, Iraku 22.466, Irani 6.231, Pakistani 5.416, Palestina 2.158, Somalia 1.276, Bangladeshi 1.253, nga Maroko 1.311, Kongo 514, Libani 434, Algjeria 452, Nigeria 275, përderisa të tjerët janë në numër më të vogël.
Në 24 orët e fundit në Sektorin për azil nuk janë parashtruar kërkesa për njohjen e së drejtës së azilit në bazë të vërtetimit të dhënë paraprakisht për qëllimin e shprehur për parashtrim të kërkesës për njohje të së drejtës së azilit.
Prej fillimit të dhënies së vërtetimeve deri dje në Sektorin për azil janë parashtruar 70 kërkesa për njohje të së drejtës së azilit në bazë të vërtetimit të dhënë paraprakisht, me ç'rast 51 kërkesa janë nga shtetas të Sirisë, prej tyre 15 për fëmijë, më pas pesë kërkesa nga shtetas të Afganistanit prej tyre katër janë fëmijë të cilët e shoqërojnë prindin, tre kërkesa nga shtetas nga Pakistani, nga dy kërkesa nga shtetas të Marokos, Libanit, Palestinës, Algjerisë dhe Irakut (katër nga kërkesat janë për fëmijë) dhe një kërkesë nga një shtetas i Egjiptit. (mia.mk)
