Përzgjedhja e "Nxënësit më të mirë" me nismë të presidentit Ivanov
Në vijim është Thirrja publike për përzgjedhje të "Nxënësit më të mirë" për vitin 2015, mirënjohje, të cilën gjashtë vite me radhë e ndan presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov...

Thirrja publike për përzgjedhje të "Nxënësit më të mirë" për vitin 2015, është e hapur deri më 31 dhjetor për të gjithë të rinjtë deri në 30 vjeç, të cilët në punën e deritanishme shkencore kanë arritur rezultate shkencore që kontribuojnë për zhvillim pozitiv të shoqërisë dhe rrethinës, në të cilën jetojnë dhe punojnë.
Siç kumtoi Kabineti i presidentit, kusht për konkurrimin e të interesuarve është që të kenë çmim të fituar ndërkombëtar, mirënjohje ndërkombëtare ose vendore për veprimtari shkencore-hulumtuese, rezultatet nga hulumtimi shkencor të jenë publikuar në revistë relevante vendore ose ndërkombëtare dhe të kenë zbatushmëri të sajën.
Projekti "Nxënësi më i mirë" i inicuar nga ana e presidentit Ivanov, ka për qëllim që ta nxisë zhvillimin dhe t'i stimulojë investimet në shkencë, t'i mbështesë institucionet shkencore dhe kuadrin e ri mësimor, por edhe t'i shpërblejë arritjet e larta shkencore. (mia.mk)
