NEGOCIATAT PËR ÇËSHTJEN E MEDIAVE

Musliu: SHGM dhe sindikata të përfshihen në bisedime

21.11.2015 15:25

Për rregullimin e veprimtarisë mediatike, grupi punues vendimet do të duhet ti marë bashkë me gazetarët...

Kështu vlerëson analisti Albert Musliu duke arsyetuar kërkesën e djeshme të shoqatës dhe sindikatës së gazetarëve për përfshirje në bisedime.

Sipas Musliut bëhet fjalë për të drejtë legjitime për vetë vendosje të gazetarëve në eliminimin e dukurive negative në media, sidomos gjatë proceseve zgjedhore.

“Një prej problemeve të mëdhaja ka qenë dhe sjellja e mediave gjatë procesit parazgjedhor dhe zgjedhor ashtu që e shoh si shumë të arsyeshme nevojën që edhe gazetarët të përfshihen në atë proces të rregullimit të asaj sfere. Mos harrojmë se gjitha subjektet politike kanë interes që t’u lejohet qasja ose influenca në procesin zgjedhor por gazetarët janë ato të cilët janë më shumë të dëmtuar prej mundësisë së politikanëve që të bëjnë shtypje” – tha analisti, Albert Musliu.

Dje grupi i punës veçmë shkeli afatin e përcaktuar për arritjen e kompromisit. Ndërmjtësi Piter Vanhaute deklaroi se kjo çështje do të përmbyllet javën që vjen.

Ai u shpreh se janë në kërkim të zgjidhjeve sistemore. Për analistin Musliu shtyrja e afatit deri të premten tejtër është e arsyeshme.

“Kjo fazë nuk është aq e rëndë për tu marrë vesh siç ishin ato paraprake me prokurorin special ose me emëimin e ministrave dhe zv ministrave të opozitës. Ashtuqë besoj se javën tjetër palët do të miren vesh” – deklaroi analisti, Albert Musliu.

Në debatin e deritanishëm për mediat, grupi punues ka biseduar për reklamimin qeveritar, ndryshimet në servisin publik si dhe rritjen e prodhimit vendor në media. Për gjitha këto çështje palët s’kanë arritur pikën e përbashkët. (Meral Ismaili, TVM2)