Falë humanistëve familja Sejfullai bëhet me shtëpi të re
Të emocionuar dhe të gëzuar në pafundësi nëna Azize sëbashku me bashkëshortin dhe fëmijët tregojnë për castet më të lumtura në jetën e tyre...

Para disa ditësh ata janë future në shtëpin e tyre të re dhe u kanë thënë lamtumirë ditëve plot vuajtje dhe stres në shtëpin e vjetër e cila nuk ishte aspak e sigurtë për banim.
“Shumë jam e gëzuar Zoti Ishalla I gëzon të gjithë edhe mua, Allahu është I madh, shpresat nuk I kam humbur asnjëherë dhe nuk do ti humb, kam përballuar shumë të këqija me sëmundje por ishin sprova të Zotit, Zoti I kënaqtë të gjithë muslimanët edhe mua, jam shumë e gëzuar në jetën time gëzim më të madh nuk kam parë se dita kur na e kanë kycur rrymën dhe kur u ndozën të gjithë dritat, jam ulur në shkallë dhe kam qarë, thash o Zot , gëzoi të gjithë edhe mua, jam e gëzuar tepër, Zoti ishalla i kënaq muslimantë, dyert e xhenetit ai cel i ka, nga eci e urroj kënaqe me familjen” – tha Azize Sejfullai.
Fal humanistëve shtëpia e tyre tashmë jo vetëm që ka pamje krejt tjetër, por që është shumë më e sigurtë , më e nxehtë dhe më e madhe. Përderisa para një kohe jetonin në një dhomë të vetmë të mbuluar nga myku sot ata kanë shtëpi të re dy katëshe.
“Falënderoj haxhi Muhametin ai u bë sebep i pari që u lajmërova, edhe ju Zoti u shpërbleftë me të mira, në këtë dynja dhe në ahiret, e dyta falënderoj atë anonim që ma ngriti shtëpin në këmbë, me të lyme me të gjitha, dy gazdallaret e burrit tim I falënderoj shumë Zoti I kënaqtë me fëmijët, na kanë ndihmuar dhe deri sot na e kanë vendosur llaminatin. Njëri është i Shkupit që na e ka vendosur llaminatin dhe rrymën dhe tjetri është i Kumanovës që na ka vendosur dyer dhe xhamat, pllakat e shkallëve dhe sallonit” – tha Azize Sejfullai.
Familja Sejfullai nga Cairi vazhdon ti mbaj dyertë e hapur për të gjithë ata bamirës që duan ti ndihmojnë pasi dhomat e reja kanë nevojë për orendi. (Rina Turkeshi, TVM2)
