Bruksel, shpallet niveli i 4 i rrezikshmërisë nga terorizmi

21.11.2015 16:59

Kryeqyteti belg Brukseli është vënë nën alarmin më të lartë të sigurisë, në kategorinë “kërcënim i menjëhershëm”, për shkak të, siç ka bërë të ditur kryeministri Sharl Mishel, “informacionit shumë preciz për rrezikun e sulmeve teroriste të ngjashëm me atë që ndodhur në Paris”...

Pas këtyre informacioneve kryeministri Mishel e ka shpallur nivelin e katërt të alarmit të sigurisë, ndërsa ka bërë të ditur se sistemi i metros dhe ai hekurudhor i Brukselit është ndalur, derisa banorët janë këshilluar të mbeten brenda shtëpive dhe objekteve.

“Rreziku nga sulmi, formalisht nuk përjashtohet. Mobilizimi I fuqishëm në transportin publik e sidomos në metro, ku ka numër të madh të njerëzve që qarkullojnë, dhe për shkak të pamundësisë që e tër lëvizja në to të kontrollohet, u soll vendim metroja të mbyllet në tërsi deri të dielen pasdite. Nesër Trupi koordinues për analyze të kanosjes do të takohet për të vendosur nëse mund të ulet niveli I rrezikut dhe të happen stacionet e metrove” – tha Kryeminsitri i Belgjikës, Sharl Mishel.

Kryeminsitri belg nuk dha detaje për rrezikun nga sulmet e mundëshme teroriste, por apeloi që qytetarët që të mos kaplohen nga paniku, duke theksuar se janë ndërmarrë të gjitha masa që janë të domosdoshme.

Poashtu është hapur edhe linjë telefonike e krizës 1771 ku mund të paraqiten shtetasit belg që kanë informacione për lëvizje të dyshimta apo sulme të mundëshme teroriste. (Gazmend Kurtishi, TVM2)