MPB e Maqedonisë rritë masat e sigurisë

21.11.2015 17:20

Këshilli i Sigurimit i OKB-së unanimisht e ka miratuar rezolutën e sponzorisuar nga Franca, me të cilën të gjitha vendeve u bëhet thirrje që t’i ndërmarrin “të gjitha masat e domosdoshme” kundër militantëve të Shtetit Islamik dhe t’i dyfishojnë përpjekjet për parandalimin e sulmeve të mëtejshme nga ky dhe grupet e tjera ekstremiste...

Ftohen të gjitha vendet anëtare që ti marrin të gjitha masat e domosdoshme për eliminimin e kanosjes së ISIS nga Siria dhe Iraku dhe për luftë kundër ideologjisë së sajë radikale.

Rezoluta është miratuar nga të 15 anëtarët e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, një javë pasi persona të armatosur dhe sulmues vetëvrasës me bomba, shkaktuan kërdi në Paris, duke vrarë 130 persona dhe plagosur qindra të tjerë.

Në rezolutën e Kombeve të Bashkuara theksohet se grupi Shteti Islamik “paraqet kërcënim global dhe të paprecedent për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare” dhe kërkon që shtetet anëtare të Kombeve të Bashkuara “t’i dyfishojnë përpjekjet e tyre për parandalimin dhe çrrënjosjen e sulmeve terroriste”.

Nga rreziku i terrorizmit janë marrë masa shtesë edhe nga Ministria e Brendshme  e Maqedonisë e cila ka shtuar masat e sigurisë në disa objekte dhe pika kyçe në vend. Nga MPB bëjnë të ditur se kanë ndërmarrë këto hapa në pajtueshmëri me planin për përforcimin e masave dhe aktiviteteve në rajonin e Shkupit dhe tashmë po veprohet sipas tij.

Pas vendimit të tillë të Ministrisë së Brendshme në kryeqendër vërehen forca të shtuara të policisë dhe patrullime sistematike të zyrtarëve policor.

Ky vendim i MPB-së erdhi pas sulmeve teroriste Paris dhe pas sulmit terrorist në Sarajevë, pas çka edhe vendet tjera të rajonit kanë marrë masa shtesë të sigurisë. Në Shqipëri Presidenti Bujar Nishani ka thirrur  Këshilli i Sigurisë Kombëtare. 

Nevoja për mbledhjen e këtij këshilli ka lindur pas raportimeve që flasin për një kërcënim serioz nga terrorizm që nuk përjashton edhe Shqipërinë.Për masa shtesë ka folur dje edhe minsitri I brendëshëm shqiptarë Sajmir Tahiri.

“Shqipëria nuk është Imune nga rreziku I terorizmit për sa kohë që ne jemi rreshtuar me shoqëritë që mbrojnë rendin dhe vlerat e qytetërimit modern.Nuk po them që ka rrezik eminent por është e domosdoshme të forcohen masat e sigurisë” – tha ministri i Punëve të Brendëshme të Shqipërisë, Sajmir Tahiri.                                                                                                                                   

Për masa shtesë të sigurisë është njoftuar edhe nga autoritetet e Kosovës. (Besim Abdullahu, TVM2)