Bllokohet hekurudha në kufirin jugor, kërkohet hyrje në Maqedoni
Tensionohet situata në kufirin jugor të Maqedonisë me Greqinë...

Mbi dy mijë migrantë ekonomik pasi u ndaluan të mos futen në Maqedoni, kanë bllokuar linjën ndërkombëtare hekurudhore midis Maqedonisë dhe Greqisë duke qëndruar të shtrirë mbi binarë.
Kërkojnë trajtim të barabartë me migrantët e zonave të luftës. Madje ka pasur tentiem për futje ilegale të një pjese të migrantëve në vend.
MPB ka shtuar forcat policore në këtë zonë. Sipas informacioneve nga tereni numri I migrantëve nga çasti në çast rritet. Pjesa më e madhe e migrantëve ekonomik vijnë nga Banglladeshi, Irani, Somalija, Sri Lanka, Maroko, Kongo, Liban dhe vende të tjera që nuk ka luftime, në kërkim të një jete më të mirë drejt BE-së.
Autoritetet e vendit sikurse Serbia, Kroacia dhe Sllovenija lejojnë tranzitimin nëpër Maqedoni vetëm të migrantëve që kanë ikur nga zonat e luftës sikurse Siria, Iraku dhe Afganistani.
Për momentin në qendrën për migrantë në Gjevgjeli gjenden 500 vetë të cilët presin të nisen drejt Tabanocit. Ndërkaq sipas të dhënave të MPB-së Brenda 24 orëve në Tabanoc janë pranuar dhe lëshuar drejt Serbisë gjithsej 2 mijë e 715 migrantë. Momentalisht atje po qëndrojnë 280 persona. 12 prej tyre I’u është dhën e drejta e azilit.
Mbyllja e kufirit të Maqedonisë për migrantët ekonomik nuk është mirëpritur nga pala greke. Gjitha mediat e atjeshme kanë shkruar për masën e ndërmarrë. Lajmi është përcjellur deri në Komisionin Europian me justifikimet se Maqedonia ka ndërmarë masa në kundërshtim me krizën e emigrantëve duke keqpërdorur fondet e BE-së.
Për zgjidhjen e krizës me migrantët nesër në Shkup do të kyçet edhe kryetari këshillit europian Donalld Tusk duke u takuar me kreun shtetëror. (Meral Ismaili, TVM2)
