Obama kërkon më shumë ndihmë për refugjatët

21.11.2015 17:48

Presidenti amerikan, Barack Obama, ka kërkuar që komuniteti ndërkombëtar të bëjë më tepër për t’i ndihmuar refugjatët në gjithë botën...

Gjatë qëndrimit të tij në kryeqytetin Kuala-Lumpur të Malajzisë, presidenti Obama e ka vizituar një qendër të refugjatëve dhe është takuar me migrantët nga Mijanmari, Sudani dhe Somalia.

“Bota me të drejtë është e fokusuar në tragjedinë humanitare që po ndodhë në Siri”, tha Obama duke shtuar se “ne nuk duhet të harrojmë se ka miliona refugjatë të tjerë nga pjesët e botës të përfshira nga lufta”.

Sipas tij, në gjithë botën janë afro 60 milionë njerëz të zhvendosur. Obama, po ashtu, e ka dënuar sulmin terrorist të 20 nëntorit në Mali dhe sulmet e tjera aktuale terroriste.