Opozita në Kosovë e vendosur kundër asociacionit dhe demarkacionit

21.11.2015 18:00

Opozita në Kosovë në një mbledhje të përbashkët, ka shprehhur vendosmëri dhe unitet për të kundërshtuar deri në fund marrveshjen për asociacionin e komunave serbe dhe demarkacionin...

Ky paralajmërim i përfaqësuesve të partive opozitare u bë në takimin në Pallatin e Rinisë në Prishtinë ku Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, tha se nëse e kundërshton Serbinë dhe Zajednicën, duhet të përgatitesh për burgjet politike të Isa Mustafës.

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj tha se popullit të Kosovës me Zajednicën po i ofrohen dy Kosova.

Ndërsa Lideri i Nismë-s për Kosovën, Fatmir Limaj, tha se bashkimi i opozitës nuk është bërë për opsione politike, por për interes nacional.

Njëherit opozita paralajmëroi se në marshin protestues të paralajmëruar për 28 nëntorë do të marrin pjesë rreth 200 mijë qytetarë.

Në takimin e opozitës nuk ishin të pranishëm Ish-lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe deputetja e këtij subjekti Albulena Haxhiu ndaj të cilëve është ngritur fletarrest. Derisa mbahej takimi përreth objektit qëndrnte një numër i madh i pjesëtarëve të Njësisë Speciale të Kosovës. (Besim Abdullahu, TVM2)