Obama, Rusia të ndjek militantët e IS

22.11.2015 13:20

Presidenti amerikan, Barack Obama, tha se Rusia duhet të marrë vendim strategjik për ta ndjekur grupin militant, Shteti Islamik, e jo forcat e moderuara opozitare siriane, që luftojnë kundër qeverisë në Damask...

Duke folur sot në konferencën për gazetarë në Kuala-Lumpur të Malajzisë, Obama i ka bërë thirrje presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, të rreshtohet me koalicionin e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, duke theksuar se militantët e IS-it janë akuzuar se e kanë rrëzuar aeroplanin rus të udhëtarëve muajin e kaluar, me ç’rast janë vrarë të 224 njerëzit.

Putini “duhet t’i ndjek njerëzit që i kanë vrarë shtetasit rusë”, tha Obama.