Urim i Ali Ahmetit me rastin e Ditës së Alfabetit shqip
22.11.2015 14:27
Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti përmes një postimi në faqen e Fejsbukut, ka uruar ditën e 22 nëntorit, Ditën e Alfabetit shqip...

"Ashtu si edhe Lidhja e Prizrenit më 1878 dhe shpallja e pavarësisë në Vlorë më 1912, 22 nëntori i vitit 1908 solli vendim të guximshëm, historik dhe vizionar të më mirëve të kombit tonë", shkruan mes tjerash Ahmeti.
"Sot, me krenari shënojmë përvjetorin e një nga vendimeve më të rëndësishme të burrështetasve dhe dijetarëve shqiptarë, atë të përcaktimit të Alfabetit të gjuhës shqipe në Kongresin e Manastirit më 1908", shtohet më tej në urimin e Ahmetit.
