Donald Tusk për vizitë në Maqedoni
Kryetari i Këshillit Evropian, Donald Tusk sot do të qëndrojë për vizitë pune në Republikën e Maqedonisë...

Gjatë qëndrimit, Tusk do të ketë takim tet-a-tet me presidentin Gjorge Ivanov, pas së cilës të dy do të japin deklarata për mediat.
Ashtu siç kumtoi kabineti i Ivanov, është parashikuar edhe drekë pune e Tusk dhe Ivanov dhe anëtarëve të delegacionit.
Arsye për vizitën urgjente nga ana e njeriut të parë të Këshillit Evropian, ashtu siç publikoi edhe Donald Tusk në rrjetin social "Twitter", është pikërisht kriza e refugjatëve dhe fluksi i migrantëve në Evropë.
Vizita e Tusk vijoi pas vendimit të vendeve të caktuara për kufizimin e hyrjes së refugjatëve, përkatësisht vetëm lëshimin e refugjatëve nga konfliktet e luftërave në Afgansitan, Siri dhe Irak, ndrësa jo edhe të migrantëve ekonomik nga vendet tjera të lindjes së Afërt dhe Afrikës.
Kryetari i Këshillit Evropian para Maqedonisë do ta vizitojë edhe Serbinë dhe Shqipërinë, të cilët gjtihashtu janë rutë kryesore e refugjatëve nga konfliktet e luftërave.
Kriza e refugjatëve dhe kërcënimet nga terrorizmi ishin arsye që të shtunën e kaluar presidenti Ivanov ta konvokojë Këshillin e Sigurisë.
Në seancë ishte përfunduar që ARM dhe Komiteti Drejtues t'i ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme derisa ndryshohet situata e terrenit, përkatësisht në rast të kufizimeve të mundshme të fluksit të migrantëve në shtetet tjera në Evropë, drejt të cilave dërgohen, si masë përfundimtare të ndërmerret edhe vendosja e rrethojës në kufi.
Paraprakisht, Ivanov deklaroi se në Maqedoni nuk do të ndërtohen kampe të refugjatëve dhe se vendi ka kapacitet përkohësisht të kujdeset për 2.000 refugjatë. (mia.mk)
