David L. Phillips promovoi në USHT librin “Çlirimi i Kosovës”

22.11.2015 16:21

“Çlirimi i Kosovës, Diplomacia këmbëngulëse dhe ndërhyrja e SHBA-ve”,ishte libëri që u promovuar në USHT-ë me autor David L. PHILLIPS...

Libri në vete ngërthen shumë intriga ,ngjarje trishtuese, dhimbjet, sakrificat dhe problemet që  ka pasur  populli shqiptar  deri në  clirimin  nga okupatori sërb.

Çlirimi I Kosovës ishte një histori diplomacije dhe brutalitetit të Miloshoviqit që ushtronte mbi Kosovën tha autori i libërit David Phillips sipas të cilit pavarsia e Kosovës u arrit me ndima e diplomacis amerikn dhe kontributin e çmuar të ambasadorit Richard Holbrook, të cilit I dedikohet edhe libri.

“Ky libër I dedikohet Ambasadorit Richard Holbrooke. Kosova nuk do të kishte arritur as një her pavarsin e saj pa ndimën e Hollburkut. Vdekja e parakoshme e Hollburkut ishte një humbje e madhe për të gjith botën. Zgjidhjet e krizave siç e kemi  krizën e  Siri tashme nuk do ishte shumë e rëndë për të zgjidhur sikur të ishte  Richall Hollbruk në mesin tonë” – tha autori i librit, David Phillips.                              

Ish Ambasadori I Shqipërisë në Maqedoni Arben Ceku në fjalimin e tij  theksoi se Devid Phillips e meriton titullin si ambasadori  i popullit shqiptar në SHBA.

“David Phillips I cili nuk I len të zën pluhur dosjet e cështjeve shqiptare dhe problemet shqiptare, Pavarsisht se ne nuk e kemi emëruar as një her David Phillipsin si ambassador të popullit shiptar un mund të them me plot bindjen se jo vetëm për shkak të kontributit të thën në këtë libër por për shkak të gjith kontributit të tij David Phillips e meriton Titullin si ambassador I popullit shqiptar në SHBA prej 30 vitesh kontribut” – tha ish Ambasadori i Shqipërisë në Republikën e Maqedonisë, Arben Çejku.

Edhe rektori i USHT-ës Vullnet Ameti vlerësoi kontributin që David L. PHILLIPS jep për çështjen shqiptare.

“Ne të gjithë jemi dëshmitar të  tmerve dhe mizorimit  që ka shkaktuar regjimi I Miloshoviqit ndaj popullit shqiptar në Kosovë dhe më gjërë . Por Davidi I ka integruar ato me një mjeshtëri të rrall në libërin e tij “Çlirimi i Kosovës”” – u shpreh rektori i USHT-së, Vullnet Ameti.                                    

Njëherit Rektori I USHT-së Vullnet Ahmeti i ndau mirënjohje autorit te libërit David Phillips për kontributin e dhënë  për clirimin e Kosovës. (Visar Sadiki, TVM2)